Friday, January 13, 2012

Calathea

Kalathea eshte ndoshta nje nga lulet me te bukura e ambjenteve te brendeshme.Dhe kjo i dedikohet gjetheve te saj qe kane ngjyra shume te bukura por edhe figurave te ndryshme qe krijohen ne gjethet e kalatheas.
Dhe jo vetem kaq por eshte edhe nje specie e kalatheas qe quhet Calathea crocata e cila pervec gjetheve te bukura leshon edhe lule shume te bukur ne ngjyre portokalli si kjo ne foton me poshte.

Si te gjitha bimet e ambjentit te brendeshem ka nevoje per drite por jo te bien direkt rezet e diellit mbi te.
Kalathea nuk i duron ngricat
Ne pergjithesi duhet te vaditet nje here ne tre dite dhe ne dimer nje here ne jave.(Kjo ne varesi edhe te kushteve te ambjentit ku eshte vendosur bima)
Mund te perdorni ushqyes te lengeshem nje here ne 15 dite ose edhe te ngurte nje here ne muaj afersisht.
calathea zebrina
Calathea multicolor
calathea medalion
calathea rufibarba
calathea oppenheim

No comments:

Post a Comment