Saturday, December 1, 2012

A duhen mbajtur lulet ne dhomen e gjumit apo jo!!

Dihet qe bimet gjate dites clirojne oksigjen dhe thithin dioksid karboni.
Te kunderten e bejne gjate nates, pra gjate nates konsumojne oksigjen dhe clirojne ne ajer dioksid karboni.
Por a duhet ti mbajme ne dhomen e gjumit apo jo??
Keshilla jone eshte: jo ne sasi te medha.Nje lule nuk do te ndikonte ne raportin oksigjen-dioksid karboni.
Por ne do tju keshillonim qe per dhomen e gjumit te perdorni sansiverian ose lule shpatorja sic njihet ne shqiperi.Sansiveria eshte nje bime qe vepron ne meyre te kundert me te gjitha te tjerat.Pra kjo bime gjate nates  cliron oksigjen dhe thith dioksid karboni.

Sansiverian mund ta gjeni ne forma te ndryshme , mund ta gjeni edhe me gjethet e nderthurura qe i japin nje bukuri tjeter bimes si ne foton me posht.

Gjithashtu per ne dhomen e gjumit ne do tju keshillonim edhe Orchidean e cila ka pothuaj te njetin rol si edhe sansiveria.


Sunday, October 7, 2012

DISA KESHILLA TE DODMOSDOSHME PER LULET SIPAS STINEVE

DISA KESHILLA TE DODMOSDOSHME PER LULET SIPAS STINEVE

VJESHTE

1- Gjate vjeshtes eshte mire qe te perdorni ushqyes per bimet ne menyre te vazhdueshme (1 here ne 3 ujitje)
2-Nga mesi i vjeshtes, ne varesi te ambjentit duhet ulur doza e ujitjes
3-Nga mesi i tetorit eshte periudha me e mire per te mbjelle bulba si psh TULIPANET.
4-Keshillohet te bleni lule sezonale per kete periudhe.
5-Nga fundi i Tetorit eshte e keshillueshme qe te futen brenda bimet e ambjentit te brendeshem nese i keni nxjere jashte.
6-Nese keni mbjelle bar ne kopshtin tuaj eshte mire qe te perdorni ushqyes ne menyre qe te zhvillohet me mire
7-Dita fillon e zvogelohet dhe dielli nuk eshte me i forte.Mund ti lini lulet ne dieel gjate kesaj periudhe , edhe ato qe gjate veres i keni vendosur ne hije.





DIMER

1-Te kini kujdes bimet qe nuk e durojne te ftohtin
2-Per ata qe perdorin ujitje automatike kujdes me tubat e istalimit sepse mund te cahen nga ngricat
3-Nuk e largojme boren nga gjeshet e bimes sepse sherben si mase mbrojtese nga eret e ftohta.Largohet vetem ne raste kur ka shume dhe rezikon te thyhet ndonje dege.
4-Mos i vendosi lulet afer kalorifereve
5-Kujdes!!!!!Lulet e ambjenteve te brendeshem te mos prekin xhamat e dritareve.
6-Gjate periudhes se ngricave nuk perdorim ushqyes apo plehra te ndryshem tek bimet e ambjentit te jashtem
7-Vetem tek bimete ambjenteve te brendeshem perdoren ushqyes te lengshem.
8-Kujdes  tek pjatat e vazove mos lini uje se ka rezik te ngrije dhe demton lulen
9-Kujdes i vecante tek Gardenia dhe Bughainvillea(lule saranda sic njihet ne Tirane), ngricat i demtojne.
10-Eshte mire qe lulet e ambjenteve te brendeshem te sperkaten me uje sepse ne dimer ajri brenda ne shtepi eshte i  thate si pasoje e ngrohjes qe perdorim.
11-Ne asnje menyre nuk duhet te beni ujitje ne darke gjate periudhes se dimrit.

Monday, October 1, 2012

ZAMIOCULCAS

Zamioculcas ose shkurt po e quajme ZAMIA eshte nje bime tropikale me prjardhje nga Afrika.
Ben pjese ne familjen Araceae dhe eshte e vetmja e grupit zamioculcas.
Sistemi i saj rrenjor eshte i ndertuar nga bulba.

Eshte nje bime qe i reziston thatesires dhe qe pershtatet shume lehte edhe ne ambjente ne hije.Eshte ndoshta nje nga bimet me te pershtatshme per ambjentet e brendeshme.
Nuk duhet tepruar me ujin sepse eshte nje bime qe nuk kerkon shume uje.Ujitja duhet bere nje here ne 30-40 dite.
Pleherimi me ushqyes te ndryshem behet ne cdo dy vaditje.
Nese deget e bimes riten shume, eshte me e keshillueshme qe te priten sesa te vendosen shkopinj mbeshtetes.

Tuesday, August 7, 2012

Buqetat e nuseve te stareve te Hollywood

A e dini se cfare lulesh kane zgjedhur te mbajne ne dore yjet e hollivudit te politikes etj. ne momentin qe do te thone I DO ?
Artflower po ju paraqet sot disa prej buqetave qe kane mbajtur keto stare te famshme ne diten e dasmes.

DREW BARRYMORE
Ne martesen e saj te trete me Will Kopelman, Drew Barrymore kishte veshur Channel.
Buqeta qe mbante ne dore u konsiderua si buqeta me trendy floral look e vitit.
per krijimin e kesaj buqete u perdoren peonia te tre ngjyrave te ndryshme, roz e purrpurt dhe fuchsia.


CHARLENE WITSTTOCK
Fustani i krijuar nga Armani kishte te qendisur ne te 40 000 kristale swarovski.
Buqeta ne formen e pikes se ujit u ideua nga Armani qe ti shkoj per shtat edhe fustanit.U perdoren 3 lloje lulesh,frezia, zambake te vegjel te bardhe dhe orchidea dedrorobium.

KATE MOSS
Topmodelja e famshme veshi nje fustan te John Galliani te krijuar vetem per te.
Ajo mbante ne dore nje buqete romantike, nje buqete me trendafikla ngjyre shampanje,lisiantho(eustomia) dhe camelies

CHRISTINA HENDRICKS
U martua ne 2009 me Geoffrey Arrend Per ti dhene pak ngjyre look-ut te saj te bardhe ajo zgjodhi nje byqete ku mbizoteronte camelia.

IVANKA TRUMP
U martua ne 2009 me Jared Kushner.Ndoshta jo te gjithe mund te martohen ne nje fushe golfi qe eshte prone e babait por te gjitha nuset mund te kene nje buqete si e Ivankes.
Ajo zgjodhi nje buqete me trendafila te bardhe dhe lule stefanotis(jasemi i madagaskarit)

JESSIKA SIMPSON
U martua ne 2002.
Per te bere buqeten e saj u deshen reth 100 dege jasemi te madagaskarit,por ajo qe e beri akoma me te perrallore kete buqete ishin kristalet dhe margaritaret e vendosura ne qendren seciles lule te jasemise.

HEIDI MONTAG
U martua ne 2009 me Spencer Pratt.
Nusja zgjodhi nje buqete klasike te ndertuar me narcisus, te verdhe

KATE MIDDLETON
U martua ne 2011 dhe veshi nje fustan te Sarah Burton e shtepise se modes Alexander McQueen
Buqeta ishte ne formen e pikes se ujit(sic edhe eshte e zakonshme ne dasmat mbreterore) dhe u ndrtua me zambake te vegjel te bardhe hyachinth dhe hedera.
Pas ceremonise nuk e hodhi buqeten tek shoqet e saj por e vendosi tek busti i ushtarit te panjohur te luftes se I boterore.









Monday, May 28, 2012

A e dini se cfare simbolizojne lulet qe do te perdorni ne dasmen tuaj?

Pothuaj te gjithe e dime se trendafilat simbolizojne dashurine apo tulipanet simbolizojne pasion.Po te tjerat......???????
Gjate epokes viktoriane u krijua gjuha e luleve.Fjalet u zevendesuan me emra lulesh ne menyre qe te dashuruarit te kishin mundesi te shpreheshin me mire.
Ketu une do tju prezantoj disa prej luleve dhe ate qe ato simbolizojne dhe ju do ta keni me te lehte qe te beni zgjedhjen tuaj per buqeten e dasmes apo per dekorin ne pergjithesi.

GYPSOFILI
Simbolizon pafajsi...me teper eshte nje lule ndihmese ne buqetat si te nuses ashtu edhe ne dekorin ne pergjithesi.Mund te behet edhe buqete nusesh vetem me gypsofil.
Eshte pa arome
I disponushem gjate gjithe vitit
Cmimi......ekonimike


CALLA LILY
Simbolizon: Bukuri madheshtore
Propozohet per buqeta nusesh apo buqeta per fejese.
Ka pak arome
Eshte e disponueshme ne pranvere dhe ne vere
Ben pjese tek lulet e shtrenjta.
Eshte nje nga lulet me popullore ne dekorin e dasmave
Shenim:Per fat te keq ne shqiperi jane te pakte qe e perdorin ne buqeta nusesh apo dekore ne pergjithesi per arsye se eshte shume e perhapur si lule dhe ndodhet pothuaj ne oborrin e cdo shtepie.Per kete arsye ndoshta nuk perdoret.........sepse i tremben asaj qe do te thone te tjeret.....<<po ky/kjo me lule baceje e ka bere dasmen???????????>>
Cmimi.....nga ekonomik deri super i shtrenjte....sipas sezonit


KARAFILI
Simbolizon I bardhi---talent. I kuqi---dashuri dhe Roza---guxim
Propozohet per buqete nusesh dhe dekor ne pergjithesi
Lule me shume arome ose pa arome fare.
I disponueshem gjate gjithe vitit
Cmimi----shume ekonomik.


CHRISANTHEMA
Simbolizon...pasuri, bollek 
Propozohet per buqeta fejese
Pa arome
E disponueshme gjate gjithe vitit
Cmimi-----shume ekonomike


MARGARITA
Simbolizon.....shperdani ndjenjat tuaja
Propozohet per buqete nuseshe dhe dekor
Pa arome
E disponueshme gjate gjithe vitit
Cmimi---shume ekonomike



FREESIA
Simbolizon........ Pafajsi
Propozohet per buqete nuse, dekor
Shume aromatike
E disponueshme pothuaj gjate gjithe vitit
Cmimi.....mesatar



GARDENIA
Simbolizon.....Pasterti,gezim hare
Propozohet per buqete nuse,dekor
Shume aromatike
E disponueshme gjate gjithe vitit
Cmimi........lule e shtrenjte
Ngjyra e bardhe


IRIS
Simbolizon......besnikeri, urtesi
Propozohet per buqete fejese dhe dekor ne pergjithesi
Aromatik
I disponueshem ne pranvere
Cmimi .......mesatar
Ngjyra.....blu,e verdhe,e bardhe.


Zambaku (oriental)
Simbolizon.....Madheshti Vertetesi Nder
Propozohet per buqete nuse dhe dekor dasme
Aromatik
I disponueshem gjate gjithe vitit
Cmimi.....mesatar



ORCHIDEA
Simbolizon......dashuri bukuri
Propozohet per buqete nuse,dekor etj
Pa arome
E disponueshme gjate gjithe vitit
Cmimi ..... e shtrenjte
















Sunday, April 8, 2012

ARTFLOWER PHOTO

ARTFLOWER
...............sepse ne bejme ART.....................


BUQETA NUSESH

















MAKINA NUSESH












KOMPOZIME