Wednesday, November 30, 2011

Euphorbia(Lulja e Krishtlindjeve)

Lulja e Krishtlindjeve Euphorbia pulcherrima ose (Aleksadriano, Poinsentia)

Eshte nje lule qe sot ne europe amerike etj. eshte simbol i festes se krishtlindjeve dhe vitit te ri.
Historia e ze fill reth 200 vjet me pare kur ambasadori i pare amerikan ne meksike JOEL POINSETT e pruri kete lule me vete nga amerika e jugut ne USA gjate periudhes se krishtlindjeve dhe qe atehere me kalimin e kohes Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i krishtlindjeve

Edhe pse e kemi bere lidhjen e kesaj luleje me Krishtlindjet praktikisht Euphorbia eshte nje lule tropikale
Dhe si e tille duhet ruajtur larg te ftohtit.Temperaturat e ulta mund te shkaktojne zverdhje te gjetheve dhe si pasoje edhe renien e tyre deri ne shkaterrim total te bimes.
Euphorbia duhet vendosur ne nje vend te ndricuar mire. Ne periudhen e lulezimit duhet ruajtur ne temperatura mesatarisht 15-16 grade.Ndersa pasi i kane rene lulet mund te duroje edhe temp. me te ulta.
Euphorbia duhet vaditur shpesh gjat periudhes se rritjes dhe lulezimit.Asnjeher nuk duhet ta lini dheun e vazos te thahet perfundimisht por duhet te jete gjithmone i lagesht(kujdes jo uje te tepert)
Mund te perdoren edhe ushques te lengshem apo te ngurte per ta mbajtur bimen sa me te shendetshme(kujdes ne zgjedhjen e ushqyesve,vetem tek specialiste te luleve)
Pasi bima ka mbaruar lulezimin mund te krasitet ne menyre qe ndimohet celja e sythave te rinj.

Probleme fiziologjike


Kur zverdhen gjethet e bimes rudhosen dhe pastaj bien.
Arsyet perse ndodh kjo mund te jete se temperatura e ambjetit ku eshte bima eshte e larte ose mungese e ujit(pra nuk eshte bere vaditja taktikisht)
Menjehere duhet ti nderroni vendin bimes dhe vaditjet te jene me te shpeshta.Nese perdorni pjate tek vazoja duhet qe ujin pas vaditjes se bimes ta derdhni.





Friday, September 2, 2011

ALOE VERA

Aloe Vera......magjia e natyres.
Aloe Vera......dhurata e natyres per shendetin tone.
4 jane perberjet baze per shendetin e njeriut:
1-dritherat
2-rrushi
3-ulliri
4-dhe sigurisht ALOE.....
E para te ushqen, e dyta te ngre moralin, e treta te jep harmoni dhe e katerta te sheron(Cristoforo colombo 1451-1506)


Ne pamje te pare Aloe te jep pershtypjen e nje kaktusi.Ben pjese ne te njejten familje ne te cilen bejne pjese edhe hudhra me qepen.Ka me shume se 300 loje Aloe por me kryesorja eshte Aloe Barbadensis Miller 
Emri ALOE i eshte dhene ne vitin 1720 nga Carl Von Linne.
Jo me kot eshte quajtur magjia e natyres......ajo permban me shume se 200 perberes ne vetvete.
Shume shkencetar dhe kerkues jane perpjekur te prodhojne xhelin e aloes ne kushte teknike por rexultati ka qene pothuaj zero
Aloe eshte nje burim i pashtershem vitaminash kryesisht A C E vitamina te cilat dihet qe ndihmojne ne zhvillimin e shendetshem te lekures dhembeve mishit te dhembeve flokeve.
Ndihmojne ne rritjen e sistemit imunitar ndaj viruseve,ne luften kundra qelizave kancerogjene,ne rritjen e pjellorise
Grupi i vitaminave B1 B2 B3 B6 B12 qe ndimojne ne qarkullimin e gjakut,shikim,sistemin nervor e muskulor,memorie(te mbajturit mend),perqendrimin dhe drejtqendrimin.njihen si qetesues te organizmit dhe jane te domosdoshme ne mbrojtjen nga anemia


Perberesit e Aloe Vera
20 minerals
12 vitamins
18 amino acids
200 active plant compounds (phytonutrients), including:
   Enzymes
Triterpenes (a phytonutrient that lowers blood sugar)
   Glyconutrients and glycoproteins
Polysaccharides
Acemannan, mannose-6-phosphate polymannans
Phenolic glycosides, including Dihydrocoumarins




Minerale
Sodium, potassium, calcium, magnesium, manganese, copper, zinc, chromium
Sallcylic acid  Amino acide
Aloe eshte perdorur qe ne kohet e lashta per mjekimin e plageve
Ajo eshte perdorur ne mjekesine alternative si edhe si nje element i ndimes se pare ne shtepi.
Aloe perdoret edhe sot gjeresisht kryesisht per plaget e lekures, xheli i bimes perdoret ne rastet e djegjeve si edhe ne semundje te ndryshme te lekures si eksema, ndesra lengu perdoret shpesh ne semundjet e aparatit tretes.
Mjekesia alternative ka qene gjeresisht e perdorur ne vitet 50 ne pothuaj gjithe europen perendimore.Ka patur shumë pak studime mbi përfitimet e mundshme nga xhel i Aloe Vera me përdorim të brendshëm.
Përbërësit Aloe Vera mund të parandalojë rritjen e tumorit
Ka pasur disa studime ne kafshe qe tregojne se ekstrakti i Aloe ka ne perberjen e vet anti-hyperglicemike qe mund te jene te dobishme ne kurimin e diabetit B por qe nuk jane provuar te njerezit.










Saturday, August 27, 2011

Anthurium

Anthurium, Flamingo flower, <<Gjuha e djallit>>
Edhe pse prejardhja eshte nga pyjet tropik te amerikes emri i saj eshte grek  (ανθούριο = άνθος + ουρά) 
Nese shkon ne nje dyqan lulesh dhe do te kerkosh nje lule per ambjent te brendeshem qe te lulezoje me siguri do tju propozojne Anthurium
Lulet e saj kane formen e zemres,ne ngjyre te kuqe por sot me nderhyrjen e shkences mund te gjejme nje larmi ngjyrash te bardha, roz, jeshile, portokalli dynjgjyreshe etj.
Anthurium lulezon pothuaj gjate gjithe vitit dhe ne disa specie lulet e saj kane edhe nje arome te lehte.
Fillimisht kultivohej vetem ne sera dhe me te vetmin qellim te perdorej lulja e saj dhe vetem ne vitet 70 u perdor si bime ne vazo per ambjetet e brendeshme


Kujdesi
Eshte bime per ambjente te brendeshme.Nese kushtet jane te favorshme lulezon gjate gjithe vitit me teper lule ka ne prenvere dhe ne vere
Temperaturat e larta e demtojne bimen si edhe te ultat.
Temperatura ideale eshte 15-18 grade.
Gjate periudhes se veres eshte mire qe lulja te sperkatet me uje ne menyre qe ti jepet sa me teper lageshtire dhe freski.Mire eshte qe te pastrohen gjethet me nje lecke te lagur sa me shpesh ne menyre qe te pastrohen poret nga pluhurat.
Ujitjen duhet ta beni vetem ne rast se plehu ne siperfaqe te vazos se bimes eshte i thate, dhe gjithmone te hiqni ujin e tepert nga pjata e vazos
Anthurium duhet te vendoset ne nje vend ku te kete drite,ne te kundert lulezimi dhe zhvillimi i bimes do te vonohet shume.
Nuk kane shume nevoje per plehra kimike por nese do perdorni duhet te perdorni ato plehra qe ndihmojne ne zhvillimin e lules e jo te kercellit e gjetheve.

BONSAI

Sipas te gjitha te dhenave mund te themi se prejardhja e bonsait eshte nga Kina.
Historia
Sic mund ta dini kushtet klimaterike ne majat e maleve jane me te "egra" sesa ne vendet e ulta.(debore temp. te ulta erera te forta. etj) Dhe per kete arsye periudha e zhvillimit te bimes eshte teorikisht e shkurter.
Kjo eshte arsyeja qe bimet ne majat e maleve jane me te shkurtera ne madhesi se sa mesatarja.
Nje dite duke ecur ne nje mal nje kinez pati nje ide te shkelqyer......<<Duke qene se keto bime mund te mbijetojne ne kushte te tilla klimaterike atehere ato duhet te kene nje fuqi magjike brenda tyre>>
Dhe mori keshtu nje peme te tille dhe e vendosi ne shtepine e tij.Per te kjo peme ishte simbol i forces dhe jetegjatesise.Ai besonte se duke pasur fuqite magjike te pemes do te mund te jetonte me shume dhe pa semundje.Historia nuk na thone nese kinezi jetoi shume gjate por eshte pothuaj e sigurt qe apasionuarit pas bonsait jetojne me shume se sa mesatarja.
Per here te pare kultivimi bonsait eshte shfaqur ne kine ne shekullin 200 pas krishtit, por vetem ne shekullin e 10 eshte shfaqur ne Japoni.
Mendohet se budistet kineze e cuan per here te pare bonsain ne Japoni si dhurate ne nje banor te zakonshem.
Nuk ka asnje dyshim qe kultivimi i bonsait eshte shume i perhapur ne Japoni.
Ndersa ne Europ per here te pare bonsai ka ardhur ne vitin 1878.
Ky eshte nje bonsai 300 vjecar....................
Kujdesi per Bonsain
Bonsai jane peme te "ajrit te lire" dmth nuk jane peme qe te mbahen te mbyllura ne banesat tona.
Bonsai duan shume drite dhe ajer te paster dhe per kete arsye nuk jetoje gjate te mbyllura ne banesa.
Nuk duhet te rrine per shume kohe nen rrezet e diellit.
Si edhe te gjitha bimet qe te jetoje bonsai ka nevoje per lageshtire ne rrezet e tij.
Eshte e rendesishme qe as ta teprojme me ujin por edhe mos ta leme nje bime bonsai pa uje.
Nuk mund te themi se ka ndonje rregull ne ujitjen e bimes se kjo varet nga kushtet klimaterike. Menyra me e mire eshte vete ne te shikojme me gishtin e dores nese ka nevoje per uje ose jo. Nese verejme qe plehu ne vazo eshte i thate atehere ujisim bimen ne rast te kundert jo.



Wednesday, August 17, 2011

Orchidea Phalaenopsis

Orchidea Phalaenopsis
E ka prejardhjen nga Azia Juglindore.
Eshte bime qe pershtatet shume shpejt ne ambjent te ri.
Plehu
Plehu qe perdor orchidea eshte i vecante.Ai duhet te jete nje pleh i perbere nga ashkla(copeza) te lekures se pishes.
Ndricimi
Orchidea nuk ka dhe shume nevoje per drite.Ndricimi nga nje dritare e zakonshme ne dhome eshte i nevojshem per te.Nuk duhet te kapet drejtperdrejt nga rrezet e diellit, sepse shkakton deme(djegie) kryesisht ne gjethet e bimes
Ujitja
Phalaenopsis duan vaditje te shpeshte.Kujdes:::: pas vaditjes nuk duhet te ngele uje ne vazo apo ne pjate nese perdorni pjate.ujitja behet sipas kushteve te ambjentit dhe te klimes, njeher ne 2 ose 5 dite ne vere ne nje here ne 10-12 dite ne dimer.Kryesisht orchidea prishet nga uji i tepert se sa po te mos kete uje.
Menyrat e ujitjes
1-Duke e mbajtur poshte cezmes per 1-2minuta duke u kujdesur qe te vaditen edhe rrezet ajrore si edhe gjethet
2-Ne nje kove duke e futur vazon dhe duke e mbajtur per 1-2minuta, dhe kur ta nxjerim nga kova e mbajme per disa minuta te rrjedhe i tere uji pastaj e vendosim ne vendin e saj vazon e bimes
3-Me vaditje automatike ne forme sperkatje nga lart.
Koha me e mire per te ujitur eshte ne mengjes
Ushqyesit (pleherimi)
Orchidea eshte bime ne zhvillim te vazdueshem dhe per kete arsye ka nevoje edhe per nje pleherim te vazhdueshem.Plehu kimik qe perdoret eshte 20-20-20 kryesisht nje luge gjelle e tretur ne 5 kg uje.
Pleherimi behet  nje here ne muaj ose pas vaditjes se trete zakonisht.Kujdes......gjithmone pleherimi pas vaditjes,ne menyre qe te mos djegim rrezet e bimes.
Nje program i mire i pleherimit eshte ky.
1-Mars-Prill-Maj....pleh kimik i pasur me azot 30-10-10 cdo 15 dite
2-Qershor-Korrik-Gusht-Shtaor-Tetor 20-20-20 cdo 15-30 dite sipash kushteve klimaterike
3-Djetor-Janar-Shkurt periudhe pushimi, nuk perdoret pleh
Temperatura
Temperatura ideale eshte 25-28 grade gjate dites dhe 18-20 grade gjate nates.
Ndryshimi vazos
Nese na duhet te ndryshojme vazon atehere duhet ta pastrojme mire rresen e bimes duke hequr komplet plehun e meparshem si edhe ndonje rreze te demtuar apo te kalbur.Vazua e re duhet te jete pak me e madhe se e meparshmja

Plehrat kimik si edhe plehu i pishes per orchiden jane te disponueshem ne dyqanin tone. 

Saturday, August 6, 2011

GJUHA E LULEVE

GJUHA E LULEVE


Lulet paraqiten ne te gjitha format dhe ngjyrat, dhe mbi te gjitha ato kane edhe gjuhen e tyre.
 Per cdo ndjenje , ekziston nje lule, e cila shpreh me se miri keto ndjenja.
Cuarja e luleve si dhurate eshte gjeja me e mire per ti ngritur moralin dikujt,dhe me mire akoma nese keto lule do te dergojne edhe nje mesazh ne gjuhen e tyre.
Po e filloj me disa nga lulet me te perdoreshme dhe secili prej jush mund te pyese per ate lule qe deshiron.

TRENDAFILAT
Trendafili i bardhe - Pafajsi dhe madheshti
Trendafili i kuq - dashuri dhe pathos
Trendafili roz -mirenjohje vlersim dhe admirim.
Trendafili i verdhe -zili, gezim
Trendafili bardh e kuq- dicka e vecante
Trendafili me arome - bukuri e vecante
Trendafili krem -dashuri e rrezikshme
Trendafili portokalli--deshire,entuziazem.
Trendafili vjollce--bukuri,dashuri.
Simbolizon pervjetorin e 15 te marteses.

KARAFILAT
Karafili i bardhe -dashuri e sinqerte
karafili i kuq -admirim
Karafili i verdhe -refuzim, neveri
Karafili roz -i behet dhurate nenave ne festen e tyre
Karafili vjollce -Antipati,

 GERBERA -------pafajsi

KRISANTEMA
E bardha----------vertetesi
E kuqe -----------te dua
E verdha----------dashuri e harruar

KALLA---------- bukuri madheshtore

ORKIDEA------------lulja e madheshtise
Simbolizon pervjetorin e 14 te marteses.

TULIPANET-------simbol i dashnorit te perkryer,,,  reputacion
I Bardh------pafajsi
I Verdh------mendime te gezuara
Vjollce------te drejtat
Lulja qe simbolizon pervjetorin e 11 te marteses

FREZIA-----------besueshmeri

VIOLETA  lule vjollca---------------modesti dhe thjeshtesi

GLADIOLA------------karakter i qendrueshem

IRIS----------------besnikeri, urtes,i trimeri.
Simbolizon pervjetorin e 25 te marteses.

LULE DIELLI-----------simbolizon vete diellin,percimin e nxehtesise dhe lumturise,jetegjatesine.

PEONIA-------------romancë, prosperitet dhe konsiderohen si një shenjë e fatit të mirë dhe e një martese të lumtur
Simbolizon pervjetorin e 12 te marteses.

ZAMBAKET--(Lilly)-----dliresi virtyt.

LULE BORA (Ortansia)-----bukuri.
Simbolizon pervjetorin e 4 te marteses.

ZYMBYLI (Hyiacinthus)----Qendrueshmeri.Zymbyli blu ndershmeri.

FREZIA----Pafajsi,shoqeri.
E shtata ne radhe ne pervjetoret e marteses.

NE PERGJITHESI TE GJITHA LULET BLU
 SIMBOLIZOJNE,BESNIKERI,SIGURI.

GARDENIA

Gardenia


Gardenia eshte nje nga lulet me te preferuara per shumicen e njerezve
Ka lule te bardha aromatike.
Thuhet se ka mare kete emer nga Alexander Garden nga Karolina e Jugut.
Ekzistojne disa lloje gardeniash (rreth 200 lloje)
Gardenia me e perhapur eshte Gardenia Jasminoides, e cila e ka prejardhjen nga Kina
Ajo mund te arrije deri ne 2.5 metra lartesi
Zakonisht lulezon ne pranvere dhe ne vere, por nese kushtet klimaterike jane te favorshme mund te kete lule gjate gjithe vitit.
Lulet jane ne ngjyre te bardhe dhe kane nje arome te embel dhe te forte.

SI TE KUJDESEMI PER GARDENIAN
Qe te keni nje gardenia qe t'ju pershtatet kushteve te ambjentit tuaj duhet ta filloni me nje gardenia te vogel,sa me shume rritet ajo do i pershtatet ambjentit
Eshte bime delikate dhe nuk duron ndryshimet e shpeshta te ambjentit
Duhet qe ne cdo 2-3 vjet te ndryshohet vazoja(eshte mire qe te mbillet ne vazo plastike me vrima nga poshte)
Vazoja duhet te vadiet shpesh por te mos e teproni me ujin.Plehu ne vazo duhet te jete gjithmone i lagesht.
Ndonjeher ne disa zona uji nuk eshte i pershtatshem per vaditje dhe i ben dem bimes duke ndryshuar PH. Gjethet e bimes fillojne te zverdhen.
Nese vini re nje gje te tille atehere duhet medoemos te hidhni ne plehun e vazos pak hekur organik (mund te vendosni edhe ndonje gozhde ne pleh)

TEMPERATURA
Gjate dites Gardenia duhet te jete rreth 20-25 grade
Me e rendesishme eshte temperatura e nates, ajo nuk duhet te kaloje 18 gradet nese duam qe gardenia te lulezoje vazhdimisht
Gardenia nuk duron luhatjet e shpeshta te temperatures
Gjithashtu duhet kujdes qe ajo te vendoset larg kalorifereve dhe paisjeve te tjera elektrike qe thajne ajrin

NDRICIMI
Si te gjitha bimet qe cojne lule edhe gardenia do shume drite
Pozicioni me i mire ne shtepi per gardenian eshte afer ndonje dritareje nga ana jugore dhe te mos kapet nga rrezet e diellit
Nese per dite me radhe koha eshte e vrejtur atehere eshte mire qe te perdoret ndricimi i dhomes nese duam qe gardenia te mos i rrezoje lulet


Gardenia is a genus of200 species[2] of flowering plants in the coffee family, Rubiaceae, native to the tropical and subtropical regions of Africa, southern Asia, Australasia and Oceania. Several species occur on Hawaii, where gardenias are known as naʻu or nānū.The genus was named by Carl Linnaeus after Dr. Alexander Garden (1730-1791), a Scottish-bornAmerican naturalist.
They are evergreen shrubs and small trees growing to 2.5 metres) tall. The leaves are opposite or in whorls of three or four, 5–50 centimetres (2.0–20 in) long and 3–25 centimetres (1.2–9.8 in) broad, dark green and glossy with a leathery texture. The flowers are solitary or in small clusters, white, or pale yellow, with a tubular-based corolla with 5-12 lobes (petals) from 5–12 centimetres (2.0–4.7 in) diameter. Flowering is from about mid-spring to mid-summer and many species are strongly Gardenia plants are prized for the strong sweet scent of their flowers, which can be very large in some species scented.

Si te nderrojme vazon e nje luleje


Si te nderrojme vazon e nje luleje





Nje lule nuk mund te flase dhe te na thote se per cfar ka nevoje, por per fat te mire mund te na paralajmeroj duke ndryshuar pamjen.
nese vini re qe lulja fillon e vyshket atehere gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te kontrollojme rrezen e bimes.
Nese vereni se rrezet e bimes jane rritur shume atehere duhet qe te nderroni vazon.
HAPI I
Duhet te zgjedhim nje vazo e cila te kete nje diameter 5 cm me te madh se ajo e meparshmja
Nese vazoja qe do zgjedhim do te jete me e madhe se sa duhet atehere ne do ta detyrojme bimen ti jape perparesi te rrise me teper sistemin rrenjor sesa pjesen e kercellit, gjetheve dhe luleve.
Nese do perdorni vazo qeramike eshte mire qe ta lini ne uje 1 dite para se ta mbillni
HAPI II
Nese vini re se plehu qe do perdorni eshte i thate atehere eshte mire qe ta njomni pak,por kujdes mos hidhni shume uje dhe te behet plehu si balte

HAPI III
Hiqni bimen nga vazoja e vjeter.Eshte mire te ujitet pak para se ta hiqni qe te dale me lehtesi.Duke qene te lagura rrezet e bimes ka me pak mundesi qe te demtohen.
Me e lehte per te nxjerre bimen nga vazoja eshte qe ta mbani ne pozicionin horizontal duke e levizur para - mbrapa
HAPI IV
Shkaterroni rrezet e bimes duke hequr edhe dheun qe ka ngelur ne to.
Kjo ben te mundur qe rrezet te perhapen me mire ne plehun e ri.
HAPI V
Tani vendosim bimen, duke patur kujdes qe pjesa ku fillon kercelli te jete 2-3 cm poshte buzes se vazos .
Pastaj mbushim me pleh anet e vazos duke patur kujdes qe te mos leme boshlleqe.
Hapi VI
Ujitja e bimes.Ujisim bimen deri sa uji te dale ne pjaten e vazos qe kemi vendosur poshte.Nese pas ujitjes se pare veme re qe niveli i plehut ka rene atehere shtoj pak pleh te ri.
Mos shtoni vitamina apo plehra kimik ne vazo derisa te vini re qe kane dale filiza te rinj

Kush jemi..........

Prej me shume se 17 vjete meremi me lulet.
Me nje eksperience te gjate ne nje prej dyqaneve me te njohur dhe me te vjeter ne Athine (Greqi)
Jemi gjithmone ne sherbim te klientit me nje game te gjere sherbimesh
-Kompozimne te ndryshme 
-Buqeta me lule te fresketa nga me te ndryshmet
-Zbukurime makinash, buqeta nusesh....etj.
-Zbukurime ambjentesh per evenimente te ndryshme (dasma, ditelindje, pagezime,party etj.) 
-Dergesa ne Tirane
-Dergesa ne te gjithe boten brenda 24 oreve nepermjet firmes prestigjoze TELEFLORA
-Dergesa ne Athine Pirea Korintho brenda 2 oreve nepermjet dyqaneve tona atje.
-Gjithashtu tek ne do te gjeni edhe lule ne vazo per amjente te jashteme dhe te brendeshme........vazo porcelani dhe plastike, plehra kimik dhe organik, ushqyes per bimet etj.

CDO DITE NE SHERBIM TE KLIENTIT Cel. 0695594400