Wednesday, January 18, 2012

Pastroni ajrin e ambjentit tuaj,shtepi apo zyre.

Sipas studimeve te shumta qe jane bere nga shkencetare te ndryshem eshte vertetuar se njeriu cliron ne atmosvere rreth 150 lloje te ndryshme perberjesh kimike.Pra eshte edhe vete njeriu ai qe rendon atmosferen e shtepise apo te ambjentit te punes.Gjithashtu shkaqe te tjera pervec njeriut, qe rendojne atmosferen,ajrin e shtepise eshte edhe mbyllja hermetike e shtepive,lendet e ndryshme sintetike te mobiljeve, dyshemeve, tavaneve etj.
E njejta gje ndodh edhe me stacionet hapesinore te Nasa dhe per kete arsye jane bere studime te shkencetareve Amerikane e Rus se si mund te kene ajer sa me te paster ne ambjente te tilla te mbyllura.
Rreth viteve '80 u provua se bime te ambjentit te brendeshem mund te ndikojne ne pastrimin e ajrit.

Disa nga keto bime jane.

1-Areka ----- Leshon lageshtire ne ajer dhe eliminon lendet toksike

2-Ficusi---------Eshte nje nga bimet qe ndihmon ne eleminimin e formaldehideve(lende kimike te tipit Χ2CO)Ndoshta nga bimet me te rendesishme te ambjentit te brendeshem.
3-Dracaina---------ndihmon ne eleminimin e trichloroethene
4-Hedera-Edhe kjo ndihmin ne eleminimin e formaldehideve nga atmosfera


5-Fieri(Pteridium)  ndoshta nga bimet me te rendesishme persa i perket ruajtjes se lageshtires se ajrit dhe eleminimit te lendeve toksike
6-Spathiphyllum Ndihmesa e saj eshte ne pastrimin e lendeve te ndryshme kimike me permbajtje alkoolie.acetoni,benzoli,trichlorethilen etj.


7-Pothos--------nje bime pa shume kerkesa per kujdesjen ndaj saj e cila ndihmon ne pastrimin e ajrit.

8-Philodendro-----Bime te familjes Araceae. Me e njohura ne shqiperi eshte luleshqiponja.Ndihmon ne pastrimin e gazrave ndotes te atmosferes.


9-Dieffenbachia------Edhe kjo si luleshqiponja ndihmon ne pastrimin e ajrit nga gazrat e demshem
10-Ficus Benjamin---------i rendesishem per pastrimin e lendeve toksike dhe te formaldehideve
11-Schefflera----------.ndihmon ne pastrimin e gazrave ndotes
12-Sansiveria--------Se bashku me orchidea perbejne lulet e vetme ndoshta qe gjat nates clirojne oksigjen.
orchidea
sansiveria
13-Kalathea--------------filtron ajrin e ambjentit
14-Kaktuset----------  pastrojn ajrin nga rrezatimet Vendi ideal i tyre eshte prane ekraneve telefonave me vale etjGjithashtu pastrojne ajrin nga dioksidi karbonit.

Friday, January 13, 2012

Calathea

Kalathea eshte ndoshta nje nga lulet me te bukura e ambjenteve te brendeshme.Dhe kjo i dedikohet gjetheve te saj qe kane ngjyra shume te bukura por edhe figurave te ndryshme qe krijohen ne gjethet e kalatheas.
Dhe jo vetem kaq por eshte edhe nje specie e kalatheas qe quhet Calathea crocata e cila pervec gjetheve te bukura leshon edhe lule shume te bukur ne ngjyre portokalli si kjo ne foton me poshte.

Si te gjitha bimet e ambjentit te brendeshem ka nevoje per drite por jo te bien direkt rezet e diellit mbi te.
Kalathea nuk i duron ngricat
Ne pergjithesi duhet te vaditet nje here ne tre dite dhe ne dimer nje here ne jave.(Kjo ne varesi edhe te kushteve te ambjentit ku eshte vendosur bima)
Mund te perdorni ushqyes te lengeshem nje here ne 15 dite ose edhe te ngurte nje here ne muaj afersisht.
calathea zebrina
Calathea multicolor
calathea medalion
calathea rufibarba
calathea oppenheim

Saturday, January 7, 2012

Videoprezantim

Ne kete video te shkurter do te shikoni vetem nje pjese te vogel te puneve tona
Shpresojme qe tju pelqejne. Shikim te kendshem.




Thursday, January 5, 2012

Hippophae-Magjia e natyres.

Hippophae eshte bime gjetherenese dhe po behet gjithnje e me shume e njohur.
Ne Kine jane te shumte shkencetaret qe mendojne se eshte nje nga bimet me te cmueshme nga e cila njeriu mund te perfitoj.
Ka perqindjen me te larte te vitaminave C(15 here me shume se portokalli) dhe E dhe ndoshta eshte nje nga bimet me te rendesishme per prodhimin e ilaceve antikanceroze.Eshte bime shume e qendrueshme si ne ngrica ashtu edhe ne thatesire.
Frutat piqen kryesisht ne fund te veres fillim te vjeshtes dhe kane formen e sferave te vogla ngjyre portokalli.
Fruti mundte perdoret per prodhimin e marmelatave likernave
Ndersa lengu i mare nga fruti i hippophae ka perdorime te ndryshme.
Ne Finlande psh perdoret si perberes ne ushqimet e femijeve.Ne gjermani dhe vendet skandinave eshte shume i perhapur si pije freskuese.
Per here te pare lengu i hippophae eshte perdorur ne Kine si pije frutash.

Wednesday, January 4, 2012

Lulet me te mira per zyren tuaj.

Lulet ne zyre bejne mire si per ate qe punon por edhe per punedhenesin e tij
Sipas studimeve qe jane bere rendimenti i punes eshte me i larte kur ne ambjentet e zyres ka lule.
Pervecse do te krijojne nje ambjet te bukur dhe te kendshem lulet pastrojne edhe ajrin e ambjentit
Dhe duke qene se ne zyre eshte tashme i domosdoshem dhe nje computer atehere nuk duhet te harrojme edhe kaktusin ne krahe te ekranit qe te thithi rrezet qe dalin nga ai.
5 lulet me te mira per zyren tuaj jane:

1-Spathifillum


2-POTHOS

3- Aglaonema
4-Dieffenbachia


5-Areca

GUSMANIA

Gusmania e ka prejardhjen nga pyjet tropikale te Afrikes se Jugut dhe ben pjese ne familjen e ananaseve.
Gjethet e saj te gjata deri ne 50 cm pak a shume krijojne nje rozete rreth kercellit
Ka gjethe shume te bukura ne ngjyre (te kuqe,portokalli, te bardh) kryesisht ne maje dhe krijojne nje kontrast te bukur me gjethet e tjera jeshile me poshte.
Vendi ideal per guzmanian eshte sera ose vitrinat e mbyllura me xham.
Ne dimer temperatura nuk duhet te zbrese poshte 18 gradeve dhe ambjenti te jete i lagesht(jo ajer i thate)
Ka nevoje per uje te bollshem ne periudhen e veres dhe me pak ne dimer.
Ne vere 2 here ne jave dhe ne dimer 1 here
Eshte mire qe kur bie shi mund ta nxirni vazon jashte ne shi sepse uji i shiut eshte uji me i pershtatshem per te.
Mund te perdorni ushqyes ne periudhen Mars-Gusht
Nuk ka nevoje per nderrim vazoje sepse pasi mbaron ciklin e lulezimit, "vdes" dmth thahet duke filluar nga maja.
Kjo nuk do te thote qe duhet ta hidhni sepse ne bazen e kercellit do te dalin filiza te rinj te cilet mund ti mbillni ne vazo tjeter.Keta filiza do te duan pak a shume 2 vjet qe te lulezojne.




Shkruani email tuaj ketu qe tju vijne automatikisht temat