Wednesday, August 17, 2011

Orchidea Phalaenopsis

Orchidea Phalaenopsis
E ka prejardhjen nga Azia Juglindore.
Eshte bime qe pershtatet shume shpejt ne ambjent te ri.
Plehu
Plehu qe perdor orchidea eshte i vecante.Ai duhet te jete nje pleh i perbere nga ashkla(copeza) te lekures se pishes.
Ndricimi
Orchidea nuk ka dhe shume nevoje per drite.Ndricimi nga nje dritare e zakonshme ne dhome eshte i nevojshem per te.Nuk duhet te kapet drejtperdrejt nga rrezet e diellit, sepse shkakton deme(djegie) kryesisht ne gjethet e bimes
Ujitja
Phalaenopsis duan vaditje te shpeshte.Kujdes:::: pas vaditjes nuk duhet te ngele uje ne vazo apo ne pjate nese perdorni pjate.ujitja behet sipas kushteve te ambjentit dhe te klimes, njeher ne 2 ose 5 dite ne vere ne nje here ne 10-12 dite ne dimer.Kryesisht orchidea prishet nga uji i tepert se sa po te mos kete uje.
Menyrat e ujitjes
1-Duke e mbajtur poshte cezmes per 1-2minuta duke u kujdesur qe te vaditen edhe rrezet ajrore si edhe gjethet
2-Ne nje kove duke e futur vazon dhe duke e mbajtur per 1-2minuta, dhe kur ta nxjerim nga kova e mbajme per disa minuta te rrjedhe i tere uji pastaj e vendosim ne vendin e saj vazon e bimes
3-Me vaditje automatike ne forme sperkatje nga lart.
Koha me e mire per te ujitur eshte ne mengjes
Ushqyesit (pleherimi)
Orchidea eshte bime ne zhvillim te vazdueshem dhe per kete arsye ka nevoje edhe per nje pleherim te vazhdueshem.Plehu kimik qe perdoret eshte 20-20-20 kryesisht nje luge gjelle e tretur ne 5 kg uje.
Pleherimi behet  nje here ne muaj ose pas vaditjes se trete zakonisht.Kujdes......gjithmone pleherimi pas vaditjes,ne menyre qe te mos djegim rrezet e bimes.
Nje program i mire i pleherimit eshte ky.
1-Mars-Prill-Maj....pleh kimik i pasur me azot 30-10-10 cdo 15 dite
2-Qershor-Korrik-Gusht-Shtaor-Tetor 20-20-20 cdo 15-30 dite sipash kushteve klimaterike
3-Djetor-Janar-Shkurt periudhe pushimi, nuk perdoret pleh
Temperatura
Temperatura ideale eshte 25-28 grade gjate dites dhe 18-20 grade gjate nates.
Ndryshimi vazos
Nese na duhet te ndryshojme vazon atehere duhet ta pastrojme mire rresen e bimes duke hequr komplet plehun e meparshem si edhe ndonje rreze te demtuar apo te kalbur.Vazua e re duhet te jete pak me e madhe se e meparshmja

Plehrat kimik si edhe plehu i pishes per orchiden jane te disponueshem ne dyqanin tone. 

2 comments:

  1. cka duhet bere pasi orchidee i leshon lulet? kure fillojne ti dalin lulet e reja?

    ReplyDelete
  2. cka duhet bere pasi orchidee i leshon lulet? kure fillojne ti dalin lulet e reja?

    ReplyDelete

Shkruani email tuaj ketu qe tju vijne automatikisht temat