Wednesday, November 30, 2011

Euphorbia(Lulja e Krishtlindjeve)

Lulja e Krishtlindjeve Euphorbia pulcherrima ose (Aleksadriano, Poinsentia)

Eshte nje lule qe sot ne europe amerike etj. eshte simbol i festes se krishtlindjeve dhe vitit te ri.
Historia e ze fill reth 200 vjet me pare kur ambasadori i pare amerikan ne meksike JOEL POINSETT e pruri kete lule me vete nga amerika e jugut ne USA gjate periudhes se krishtlindjeve dhe qe atehere me kalimin e kohes Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i krishtlindjeve

Edhe pse e kemi bere lidhjen e kesaj luleje me Krishtlindjet praktikisht Euphorbia eshte nje lule tropikale
Dhe si e tille duhet ruajtur larg te ftohtit.Temperaturat e ulta mund te shkaktojne zverdhje te gjetheve dhe si pasoje edhe renien e tyre deri ne shkaterrim total te bimes.
Euphorbia duhet vendosur ne nje vend te ndricuar mire. Ne periudhen e lulezimit duhet ruajtur ne temperatura mesatarisht 15-16 grade.Ndersa pasi i kane rene lulet mund te duroje edhe temp. me te ulta.
Euphorbia duhet vaditur shpesh gjat periudhes se rritjes dhe lulezimit.Asnjeher nuk duhet ta lini dheun e vazos te thahet perfundimisht por duhet te jete gjithmone i lagesht(kujdes jo uje te tepert)
Mund te perdoren edhe ushques te lengshem apo te ngurte per ta mbajtur bimen sa me te shendetshme(kujdes ne zgjedhjen e ushqyesve,vetem tek specialiste te luleve)
Pasi bima ka mbaruar lulezimin mund te krasitet ne menyre qe ndimohet celja e sythave te rinj.

Probleme fiziologjike


Kur zverdhen gjethet e bimes rudhosen dhe pastaj bien.
Arsyet perse ndodh kjo mund te jete se temperatura e ambjetit ku eshte bima eshte e larte ose mungese e ujit(pra nuk eshte bere vaditja taktikisht)
Menjehere duhet ti nderroni vendin bimes dhe vaditjet te jene me te shpeshta.Nese perdorni pjate tek vazoja duhet qe ujin pas vaditjes se bimes ta derdhni.





Shkruani email tuaj ketu qe tju vijne automatikisht temat