Saturday, August 6, 2011

Si te nderrojme vazon e nje luleje


Si te nderrojme vazon e nje luleje





Nje lule nuk mund te flase dhe te na thote se per cfar ka nevoje, por per fat te mire mund te na paralajmeroj duke ndryshuar pamjen.
nese vini re qe lulja fillon e vyshket atehere gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te kontrollojme rrezen e bimes.
Nese vereni se rrezet e bimes jane rritur shume atehere duhet qe te nderroni vazon.
HAPI I
Duhet te zgjedhim nje vazo e cila te kete nje diameter 5 cm me te madh se ajo e meparshmja
Nese vazoja qe do zgjedhim do te jete me e madhe se sa duhet atehere ne do ta detyrojme bimen ti jape perparesi te rrise me teper sistemin rrenjor sesa pjesen e kercellit, gjetheve dhe luleve.
Nese do perdorni vazo qeramike eshte mire qe ta lini ne uje 1 dite para se ta mbillni
HAPI II
Nese vini re se plehu qe do perdorni eshte i thate atehere eshte mire qe ta njomni pak,por kujdes mos hidhni shume uje dhe te behet plehu si balte

HAPI III
Hiqni bimen nga vazoja e vjeter.Eshte mire te ujitet pak para se ta hiqni qe te dale me lehtesi.Duke qene te lagura rrezet e bimes ka me pak mundesi qe te demtohen.
Me e lehte per te nxjerre bimen nga vazoja eshte qe ta mbani ne pozicionin horizontal duke e levizur para - mbrapa
HAPI IV
Shkaterroni rrezet e bimes duke hequr edhe dheun qe ka ngelur ne to.
Kjo ben te mundur qe rrezet te perhapen me mire ne plehun e ri.
HAPI V
Tani vendosim bimen, duke patur kujdes qe pjesa ku fillon kercelli te jete 2-3 cm poshte buzes se vazos .
Pastaj mbushim me pleh anet e vazos duke patur kujdes qe te mos leme boshlleqe.
Hapi VI
Ujitja e bimes.Ujisim bimen deri sa uji te dale ne pjaten e vazos qe kemi vendosur poshte.Nese pas ujitjes se pare veme re qe niveli i plehut ka rene atehere shtoj pak pleh te ri.
Mos shtoni vitamina apo plehra kimik ne vazo derisa te vini re qe kane dale filiza te rinj

No comments:

Post a Comment

Shkruani email tuaj ketu qe tju vijne automatikisht temat