Sunday, February 26, 2012

Kthejeni ballkonin tuaj ne "farmaci"

Nese ju pelqen guzhina mesdhetare atehere do te ish nje ide e mire qe ne ballkonin tuaj te mbillnit bime te ndryshme aromatike si : majdanoz, selino, koper, nenexhik,borzilok, mente, rozmarine.
Me poshte po ju paraqes nje liste me cilesite e seciles prej ketyre bimeve aromatike 


1-Majdanosi
Bime 2 vjecare. Kultivohet ne vende me klime te bute dhe perdoret kryesisht per gatim dhe sallata.Njihet qe ne kohet antike si bime aromatike por edhe si bime me aftesi kuruuese.Eshte i pasur me vitamine C.


2-Selino
Bime 2 vjecare, e te njejtes familje me majdanozin.Njihet dhe perdoret qe ne koherat antike si ne gatime dhe si ilac 
Selinoja ndihmon ne tretjen e ushqimit dhe sherben edhe si tonik.Si ilac perdoret ne semundjet e veshkes, fhikzes se urines dhe artritit.Permban Fe Ca si edhe vitamina C, B1, B2, dhe K


3-Kopra
Bime aromatike e njohur per vecorite kurative. Eshte tonike dhe diuretike.Ndihmon ne luftimin e shendoshjes.Lufton fruthin.Farat e kopres luftojen dhimbjet e barkut tek te vegjlit 


4-Nenexhiku
Bime 1 vjecare aromatike. Perdoret gjeresisht ne gatime ne kuzhine por edhe mund te perdoret ne forme caji.Ka aftesi tonike dhe antikonvulsante. Lufton dispepsine,cregullimet nervore dhe tachicardian Gjithashtu lufton dhimbjen e stomakut dhe fshikzes se urines.


5-Borziloku
Bime 1 vjecare aromatike me prejardhje nga India dhe Irani. Eshte 2 llojesh gjethegjere dhe gjethevogel.
Perdoret gjeresisht ne gatime te ndryshme por kryesisht tek salca.


6-Menta
Bime aromatike 1 vjecare.Bime me nje shije te vecante dhe me vecori kuruese.Stimulon prodhimin e temthit dhe punimin e regullt te melcise.Lufton ftohjen dhe kollen. Eshte antikonvulsant, antiemetik dhe antiseptik.Ndihmon ne luftimin e semundjeve te lekures. Lufton kolitin dhimbjet e barkut.Keshillohet kundra te vjellave dhe ne periodat(menstruacionet) tek femrat.


7-Rozmarina
Njihet qe ne kohet e lashta si nje shkurre me gjelberim te perhershem.Perdoret si aromatizues ne gatime te ndryshme, kruesisht ne mishrat e pjekur dhe ne vecanti ne mishin e deles dhe dhise.Perdoret ne pasticeri per prodhimin e glikove te ndryshme.Eshte bime farmaceutike sepse nga rozmarina prodhohen ilace kundra reumatizmes, kolles dhe acarimet e mishrave te dhembeve  


Perdorini keto bime aromatike qofte ne forme te njome ashtu edhe te thate ne jeten tuaj te perditshme.Ato do tju sigurojne nje tretje te qete te ushqimit, punim te rregullt te zorreve,si edhe do forcojne sistemin imunitar te organizmit tuaj.
freskoni frymemarjen tuaj duke pertypur pas cdo ngrenie gjethe mente, nenexhiku apo borziloku



No comments:

Post a Comment