Wednesday, March 13, 2013

KALANCHOE

Kalanchoe eshte nje nga bimet me te perhapura ne te gjithe boten.Prejardhja e saj eshte nga Madagaskari.Prejardhja e emrit eshte nga Kina.Nuk ka te dhena kur dhe si e ka mare kete emertim nga kina.
Per here te pare ne Europe ka ardhur ne Paris ne vitin 1927.Ndersa ne vitin 1928 nje tregtar Gjerman i quajtur Blossfeld arriti ta ktheje ate ne nje bime te ambjentit te brendeshem dhe e hodhi ne treg, ne shitje, duke i dhene edhe emrin kalanchoe blossfeldiana.Ky varietet i kalanchoe mund te thuhet se eshte edhe paraardhesja e te gjitha llojeve te sotem te kalanchoes.Gjermanet dhe Zviceranet ishin te paret qe u mioren me kultivimin e bimes me pas Amerikanet.
Me pas ishin Danezet dhe Hollandezet ata qe u moren me kultivimin e kesaj bime duke na sjelle ate ne formen qe e shohim sot.



Si te kujdesemi.
Kalanchoe eshte nje bime pershtatet lehte.Temperaturat ideale jane 12-30 grade.Nuk e duron te ftohtin.Mjaftojne 2-3 ore ne temperature te ulet dhe bima vdes.
Sistemi i tyre rrenjor eshte shume delikat,prandaj per kete arsye eshte e keshillueshme te perdoren vazo balte te cilat lejojne nje ajrosje me te mire te rrenjeve.
Klanchoe eshte nje bime qe e do shume driten per kete arsye pozicioni i vendosjes se bimes duhet te jete ne nje ambjent te ndricuar mire ne menyre qe lulzimi te jete sa me optimal.
Ne vere duhet te kemi kujdes qe bima te mos kapet direkt nga rrezet e forta te diellit, por te jete ne hije.
Ujitja duhet bere sipas kushteve te ambjentit dhe kushteve atmosferike mesatarisht cdo 3-5 dite.Gjate ujitjes mundohuni te mos i
Kryesisht bimen e blejme ose na e dhurojne te lulezuar.Prandaj kur te fillojne te thahen lulet e pastrojme nga lulet e thara dhe e leme bimen sic eshte.Ne kete faze bima ka pak nevoja per uje prandaj ujitjet duhet te jene me te rralla.
E rendesishme per kalanchoen eshte drita pervecse ka nevoje per shume drite po ashtu ka shume nvoje edhe per erresiren dmth nese arrini qe bima te jete ne erresire per 8-10 ore ne dite dhe pjesen tjeter te dites ne drite atehere do te aarini te keni maksimalen e lulezimit.Kjo keshillohet per periudhen para se lulja te lulezoje.
Pleherimi duhet bere nje here ne 2-3 jave.
Kalanchoen mund ta shumoni edhe vete duke prere dege 5-8 cm nga te cilat do te hiqni 2-3 gjethet e poshteme vendosini ato ne nje vazo.Ujitini vazhdimisht sic u shpjegua edhe me lart dhe pas 18-21 dite do te jete gatyo per tu mbjelle ne nje vazo me te madhe.


No comments:

Post a Comment

Shkruani email tuaj ketu qe tju vijne automatikisht temat