Saturday, August 27, 2011

BONSAI

Sipas te gjitha te dhenave mund te themi se prejardhja e bonsait eshte nga Kina.
Historia
Sic mund ta dini kushtet klimaterike ne majat e maleve jane me te "egra" sesa ne vendet e ulta.(debore temp. te ulta erera te forta. etj) Dhe per kete arsye periudha e zhvillimit te bimes eshte teorikisht e shkurter.
Kjo eshte arsyeja qe bimet ne majat e maleve jane me te shkurtera ne madhesi se sa mesatarja.
Nje dite duke ecur ne nje mal nje kinez pati nje ide te shkelqyer......<<Duke qene se keto bime mund te mbijetojne ne kushte te tilla klimaterike atehere ato duhet te kene nje fuqi magjike brenda tyre>>
Dhe mori keshtu nje peme te tille dhe e vendosi ne shtepine e tij.Per te kjo peme ishte simbol i forces dhe jetegjatesise.Ai besonte se duke pasur fuqite magjike te pemes do te mund te jetonte me shume dhe pa semundje.Historia nuk na thone nese kinezi jetoi shume gjate por eshte pothuaj e sigurt qe apasionuarit pas bonsait jetojne me shume se sa mesatarja.
Per here te pare kultivimi bonsait eshte shfaqur ne kine ne shekullin 200 pas krishtit, por vetem ne shekullin e 10 eshte shfaqur ne Japoni.
Mendohet se budistet kineze e cuan per here te pare bonsain ne Japoni si dhurate ne nje banor te zakonshem.
Nuk ka asnje dyshim qe kultivimi i bonsait eshte shume i perhapur ne Japoni.
Ndersa ne Europ per here te pare bonsai ka ardhur ne vitin 1878.
Ky eshte nje bonsai 300 vjecar....................
Kujdesi per Bonsain
Bonsai jane peme te "ajrit te lire" dmth nuk jane peme qe te mbahen te mbyllura ne banesat tona.
Bonsai duan shume drite dhe ajer te paster dhe per kete arsye nuk jetoje gjate te mbyllura ne banesa.
Nuk duhet te rrine per shume kohe nen rrezet e diellit.
Si edhe te gjitha bimet qe te jetoje bonsai ka nevoje per lageshtire ne rrezet e tij.
Eshte e rendesishme qe as ta teprojme me ujin por edhe mos ta leme nje bime bonsai pa uje.
Nuk mund te themi se ka ndonje rregull ne ujitjen e bimes se kjo varet nga kushtet klimaterike. Menyra me e mire eshte vete ne te shikojme me gishtin e dores nese ka nevoje per uje ose jo. Nese verejme qe plehu ne vazo eshte i thate atehere ujisim bimen ne rast te kundert jo.



No comments:

Post a Comment