Saturday, August 27, 2011

Anthurium

Anthurium, Flamingo flower, <<Gjuha e djallit>>
Edhe pse prejardhja eshte nga pyjet tropik te amerikes emri i saj eshte grek  (ανθούριο = άνθος + ουρά) 
Nese shkon ne nje dyqan lulesh dhe do te kerkosh nje lule per ambjent te brendeshem qe te lulezoje me siguri do tju propozojne Anthurium
Lulet e saj kane formen e zemres,ne ngjyre te kuqe por sot me nderhyrjen e shkences mund te gjejme nje larmi ngjyrash te bardha, roz, jeshile, portokalli dynjgjyreshe etj.
Anthurium lulezon pothuaj gjate gjithe vitit dhe ne disa specie lulet e saj kane edhe nje arome te lehte.
Fillimisht kultivohej vetem ne sera dhe me te vetmin qellim te perdorej lulja e saj dhe vetem ne vitet 70 u perdor si bime ne vazo per ambjetet e brendeshme


Kujdesi
Eshte bime per ambjente te brendeshme.Nese kushtet jane te favorshme lulezon gjate gjithe vitit me teper lule ka ne prenvere dhe ne vere
Temperaturat e larta e demtojne bimen si edhe te ultat.
Temperatura ideale eshte 15-18 grade.
Gjate periudhes se veres eshte mire qe lulja te sperkatet me uje ne menyre qe ti jepet sa me teper lageshtire dhe freski.Mire eshte qe te pastrohen gjethet me nje lecke te lagur sa me shpesh ne menyre qe te pastrohen poret nga pluhurat.
Ujitjen duhet ta beni vetem ne rast se plehu ne siperfaqe te vazos se bimes eshte i thate, dhe gjithmone te hiqni ujin e tepert nga pjata e vazos
Anthurium duhet te vendoset ne nje vend ku te kete drite,ne te kundert lulezimi dhe zhvillimi i bimes do te vonohet shume.
Nuk kane shume nevoje per plehra kimike por nese do perdorni duhet te perdorni ato plehra qe ndihmojne ne zhvillimin e lules e jo te kercellit e gjetheve.

No comments:

Post a Comment