Saturday, March 16, 2013

AZALEA

Azalea e ka prejardhjen nga vendet malore te Japonise,Kines dhe Indise.Ne forme te eger ato formojne kacube qe arrijne edhe ne 6 metra lartesi.Eshte e veshtire te pershkruash Azalene sepse ato mund ti gjejme nga vazo te vogla me lartesi 20 cm deri edhe ne 6 metra lartesi.
Numerohen deri ne 3000 lloje azalea.
Azalea ne vazo kryesisht e blejme ne periudhen e pranveres, periudhe ne te cilen ato jane te celura.
Pasi e keni blere duhet te mendojme edhe per pozicionin ku do ta vendosim bimen.
Azalea ka nevoje per shume drite, sidomos per ate te mengjesit.Eshte mire qe drita e diellit te mesdites te mos bjere direkt mbi bimen.
Azalea preferon toka acide.Duke shtuar ne siperfaqen e tokes edhe torfen atehere mund te krijojme nje ambjen shume te pershtatshem per Azalean.Nese toka ku do te mbillni azalean ne kopshtin tuaj eshte alkaline atehere eshte mire qe te perdorni vazo ne te cilat do mbillni Azalean.
Periudha me e mire per pleherimin e bimes eshte ne fund te pranveres kur edhe ka mbaruar procesi i lulezimit.Kujdes!!!!!Keshillohuni me specialistet e luleve per llojin e plehut qe duhet te perdorni.
Ne pergjithesi azalea nuk ka nevoje per krasitje, por nese deshironi qe ti jepni ndonje forme te caktuar atehere periudha me e mire per krasitje eshte ne fund te pranveres kur ka mbaruar procesi i lulezimit.Duhet te keni parasysh qe Azalea tregon me e plote dhe uniforme kur e lejojme te mare vete formen e saj natyrale.